Tiranë, shpërthen një makinë

Sociale

shperthen-makinaNjë sasi tritoli ka shpërthyer mëngjes e së hënës në një makinë tip BMW X5 në tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit në zonën e njohur si parku tek ish ‘Uzina Enver’. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur te lënduar ne njerëz, por vetëm dëme te shumta materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt ishte makina dhe nëse bëhët fjalë për një shpërthimj të qëllimshëm.