Tring sjell “Parkun e Krishtlindjeve” në zemër të Tiranës!

Aktualitet

Tashmë si një traditë e festave të fundvitit, “Parku i Krishtlindjeve” Tring edhe këtë vit ka mirëpritur shumë fëmijë, prindër dhe gjyshër në datën 18 Dhjetor duke dhuruar pafund momente të lumtura. Me anë të një feste të dekoruar nga Purple Events dhe në prezencën e personazheve shumë të dashur për të gjithë fëmijët, Pepa dhe Xhorxhi, Masha dhe Ariu dhe sigurisht Babagjyshi dhe nën tingujt e muzikës, fëmijët e parkut Tring kanë kaluar një të shtunë shumë të këndshme të mbushur plot me surpriza.

Jo vetëm muzikë, por edhe shumë lojra, aktivitete, fotot me Fotobox, maskotat dhe babagjyshin, kanë dhuruar shumë buzëqeshje tek fytyrat e fëmijëve.

Një performancë kercimi modern nga një grup fëmijësh është duartrokitur nga fëmijët dhe prindërit. Pas disa orëve argëtim eventi është mbyllur me surprizën më të bukur të të gjithë fëmijëve, personazhin më të dashur të festave, babagjyshin. Babagjyshi ka shpërndarë shumë dhurata, libra nga Botimet Living, lodra nga NBA dhe shumë kuti plot me dhurata nga Sensory Play Albania.