Tring troket me dhurata në dyert e “Shtëpisë të së moshuarve Kushtrimi i Lirise”!

Aktualitet

Edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit. Është periudha më e bukur e vitit dhe të gjithë meritojnë të ndihën të lumtur dhe të argëtohen.

Është periudha e dhuratave dhe Tring ka dhurata për të gjithë!

Në kuadër të ditëve festive, Tring ka zgjedhur të bëjë të lumtur të gjithë gjyshërit dhe gjyshet e “Shtëpisë së së moshuarve Kushtrimi i Lirise”. Një dekoder tokësor dhe 12 muaj abonim dhuratë, plot me programe të këndëshme, emisione, seriale, filma, evente sportive për të sjellë sa më shumë argëtim dhe buzëqeshje këto ditë festash.