15 fakte interesante në 57-vjetorin e vdekjes së Marilyn Monroe…

Kuriozitete

Ikona Marilyn Monroe lindi në 1 Qershor 1926 në Los Angeles, ndërsa u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçesh.
Megjithatë edhe në 57-vjetorin e vdekjes, kujtimi ndaj Monroe mbetet në të gjithë botën i paharruar. në kujtim të kësaj ikone ne sjellim 15 fakte interesante që ndoshta edhe nuk i keni ditur më parë:
1- Marilyn Monroe, emri në art i Norma Jeane Baker. Ajo ka lindur në Los Angeles, 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Angeles, 5 gusht 1962.
2- Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.
3- Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar në vitin 1947.

4- Mes dukjes atraktive dhe mjeshtërisë së aktrimit
“Arsyet për suksesin e jashtëzakonshëm të Monroe-së kanë të bëjnë në radhë të parë me trupin e saj”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj të ri: “Pothuajse s’ka asnjë hir femëror, që nuk e posedonte ajo.” E për këtë arsye shpesh aftësia e saj si aktore spostohej në sfond: “Sexappeal-i dha fama e saj e kanë shkëputur vëmendjen nga puna e saj artistike”.
5- Autenticitet
Autorja në librin e saj ka përmbledhur zëra të ndryshëm, që kanë vlerësuar fenomenin MM. Bashkëshorti i fundit i Monroe, dramaturgu Arthur Miller, ishte i konfuzionuar: “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.
6- Seks dhe shpirt
“Unë isha i martuar, dhe Marilyn s’guxonte të nxirrte koka nga dera pa u fotografuar menjëherë, e kësisoj ne kalonim shumë kohë vetëm të dy”, kujton Miller: “Gjatë kësaj kohe ne bisedonim gjatë, sikur të mund të lëviznim të shpenguar në mesin e shpërqendrimit.”
7- Moral
“Një moral më i lirë dhe më i drejtë publik do t’ia kishte lehtësuar asaj pranimin e vetvetes”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj mbi dilemën që kish mbërthyer Monroe: “Ka shumë të vërteta në tezën, se ajo ishte ikona më e bukur e seksit në vitet 50-të dhe njëkohësisht viktimë e një hipokrizie akute të asaj kohe.”
8- Karizëm
Shkrimtari Truman Capote ishte mik i artistes. Ai shkruan: “Ajo ka prezencë, një rrezatim të brendshëm, një inteligjencë që ndriçon papritur, që asnjëherë nuk u bënë të dukshme në skenë. Të gjitha këto janë aq delikate dhe të brishta, sa vetëm një kamera është në gjendje, t’i fiksojë çaste të tilla.”
9- Pushtet dhe ndikim
Shumë vonë ajo mundi të çlirohet nga zinxhirët e Hollyëoodit: “Monroe, që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve! Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj. Pse? Sepse fabrika e ëndrrave deri në atë kohë nuk ia kishte dalë të fabrikonte një bjonde të re, që do të mund të zinte vendin e saj.” (Joyce Carol Oates)
10- Veshjet e Marylin Monroe përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.
4- Ajo nuk i pëlqente diamantet
“Diamantet janë shoku më i mirë i femrës”, ishte një këngë të cilën e këndonte Monroe, e megjithatë ajo nuk i pëlqente fare ato. Në vend të tyre ajo pëlqente stolitë artificiale dhe margaritarët.
15- Parfumi i preferuar i Merlyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.