vende
Zyrtarisht jemi në muajin e dashurisë. Më poshtë keni një listë me 5 vendet më romantike në botë dhe arsyet pse duhet t'i vizitoni.

toskana

1.Toskana
Nëse ka diçka më romantike se vetë Toskana, është ajo që quhet “Kështjella e dashurisë”. Kështjella “Ama” gjendet në Chianti, në zonën e vreshtave që prosdhojnë një nga verat më të mira në botë. Pushuesit mund të zgjedhin mes suitave luksoze të shekullit të 18-të dhe të shijojnë perëndimin e diellit pas kodrave, ndërsa mund të zbulojnë edhe një kulinari të mrekullueshme.

paris

2.Paris

Kryeqyteti Francez njihet si një ndër kryeqytetet më romantikë në europë. Në Paris do të gjeni vendet e shumënjohura si Kullën Eiffel, katedralen “Notre Dame” apo galeritë e Luvrit. Por gjithashtu mund të vizitoni vende më pak të njohura, por që ja vlejnë të shihen si “Musée de la Vie Romantique”, një muze i dedikuar romantikëve të shekullit 19-të, në art, muzikë dhe letërsi. Mbi të gjitha, një udhëtim në rrugët e PArisit për të parë lagjet dhe kafenete, gjithashtu do të ishte mbreslënës.

stamboll1

3.Stambolli
Një nga qytetet më të rëndësishëm të Turqisë, Stambolli është gjithashtu një vend ndalim romantik. Në një ditë e gjysmë të kaluar në Stamboll, ju mund të shihni Pazarin e Madh, Xhaminë Blu dhe Pallatin Topkapi. Një atraksion tjetër interesant është ura e Bosforit që lidh pjesën europiane me atë aziatike.

buenos aires

4.Buenos-Aires, Argjentinë
Një tjetër destinacion ikonik për të dashuruarit është edhe kryeqyteti Argjentinas Buenos-Aires, ku një miksim i tangos, kopshtit me trëndafila dhe një darke pranë lumit, do të krijonte rivalitet të sigurtë me destinacionet e lartpërmendura. Aty ku romanticiteti merr jetë siç edhe vetë emri më së miri e tregon, “Paseo El Rosedal”, një kopësht gjigand me plot 93 lloje të ndryshme lulesh, shëtitore dhe stola për dy të dashuruar që kërkojnë qetësi romantike, pse jo të shijojnë edhe një piknik aty.

bora bora

5.Bora Bora
Destinacion i cili të jep ndjesinë e të braktisurit të gjithçkaje duke vrapuar për privatësi dhe romancë. Pikërisht Oqeani Paqësor, fluturim 1-orësh për në veriun e Tahitit. I njohur ndryshe si “xhevahiri i detit jugor”, Bora Bora të jep ndjesinë e një oazi privat, ku mund të zgjedhësh spa-të ose shëtitjet e qeta në fshatrat e qeta aty pranë për momente aventureske dhe plot relaks.