32 kuriozitete rreth internetit të cilat nuk i keni ditur më përpara

Kuriozitete

1- Kina ka kampe trajtimi për të fiksuarit pas internetit.

2- Kartat e identitetit në Estoni kanë një çip të cilin mund t’a përdorin për të firmosur dokumente dhe për të votuar nëpërmjet internetit. Për zgjedhjet e tyre në vitin 2011, 24% e votave u nënshkruan online.

3- 30,000 website hakohen çdo ditë.

4- Mali Everest ka internet me shpejtësi të lartë deri në majë të tij.

5- Pjesa më e madhe e trafikut në internet nuk gjenerohet nga njerëzit, por nga bot-e si Google apo Malware.

6- Kur Mali i Zi shpalli pavarësinë ndaj Jugosllavisë, domain-i i shtetit nga .yu u bë në .me.

7- Një gazetar në Shtetet e Bashkuara burgoset për 105 vjet nëse poston një link në web.

8- 15% e të rriturve në Amerikë nuk e kanë përdorur kurrë Internetin.

9- 1 në 10 Amerikanë mendojnë se HTML, gjuha e faqeve në internet, është një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

10- Kërkuesit po debatojnë nëse duhet apo jo t’a shtojnë fiksimin pas internetit si një çrregullim mendor.

11- Kamera e parë e kompjuterit u krijua në Kembrixh për të kontrolluar gjëndjen e një filxhani kafeje.

12- Rreth 100,000 domaine të reja me .dot regjistrohen çdo ditë në web.

13- 9 milion të rritur në Britani nuk e kanë përdorur kurrë internetin.

14- Psikologët i ekzaminuan “troll”-et e internetit dhe zbuluan se ato janë “narciziste, psikopatike dhe sadiste”.

15- 50% e përdoruesve në internet do të largohen nga video-ja nëse ajo nuk ngarkohet për 10 sekonda.

16- Filipinet kanë internetin më të ngadaltë në të gjithë rajonin e Azisë Juglindore me një shpejtësi mesatare prej 3,54Mbps.

17- Përdoruesit e Internetit dërgojnë 204 e-mail-e për minutë.

18- India ka më shumë përdorues të internetit sa e gjithë popullsia e Sh.B.A-ve.

19- Kina ka më shumë përdorues të internetit në pajisje celulare se sa në kompjutera personal.

20- 70% e të gjithë e-mail-eve të dërguara janë spam.

21- Një e treta e Italianëve nuk e kanë përdorur kurrë internetin.

22- “Fi”-ja tek “WiFi” nuk do të thotë asgjë. Krijuesit e emëruan ashtu sepse rimonte me “HiFi”.

23- Nga fundi i vitit 1993, kishte vetëm 623 faqe interneti në Rrjetin Mbarë Botëror.

24- 6% e popullatës së botës ka një fiksim pas internetit.

25- “LOL” do të thoshte “Lots Of Love” (“Shumë Dashuri”) përpara se të krijohej interneti.

26- Vetëm 37,9% e njerëzve kanë akses në internet një herë në vit ose më shumë.

27- Në vitin 2010, Finlanda u bë vendi i parë në botë ku përdorimi i internetit është një e drejtë ligjore.

28- Gjëja e parë që u shit dhe ble nëpërmjet internetit ishte një qese marijuana rreth vitit 1971.

29- Biblioteka aktuale në Aleksandri ka një kopje të të gjitha faqeve të të gjitha website-ve në internet që kur u nis në vitin 1996.

30- Nëse nuk do të kishte internet për një vit, 196 miliard e-mail-eve dhe 3 bilion e kërkimeve në Google do u duhej të prisnin.

31- Falë popullaritetit të tij në internet, fëmija nga meme-ja “Success Kid” bëri mjaftueshëm para sa për t’i siguruar të atit transplantin e veshkës.

32- Transaksioni i pastër online ishte blerja e marijuanës nga një student i Standford-it nga një student i MIT-it.