7 Zakonet e gjuhës së trupit të njerëzve të suksesshëm që duhet t’i mësoni sa më parë!

Kuriozitete

fddgtfdy

Thuhet se trupi ynë ka gjuhën e vet dhe nganjëherë flet shumë më fort se fjalët. Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit që dinë të komunikojnë në mënyrë efektive duke përdorur sinjale joverbale kanë nivele më të larta të inteligjencës emocionale. Ne vendosëm tu tregojmë më shumë mbi këto zakone të gjuhës trupore me shpresën se do t’ju ndihmojnë të bëheni më të suksesshëm.
1. Uluni drejt
Qëndrimi shtrembër në karrigen tuaj, vendosja e bërrylave në tryezë dhe mbulimi i fytyrës me duar janë të gjitha shenja të mosrespektit. Tregon se nuk keni interes në atë që dëgjoni. Përkundrazi, nëse ulesh me shpinën drejt dhe me shpatulla, duket më shumë e sigurt – kjo është një pozitë e pushtetit. Mos harroni: sa më shumë hapësirë trupi juaj zë, aq më i suksesshëm dukeni ju. Asnjëherë mos u lëkundni: kjo ju bën të dukeni më të vegjël dhe projektoni më pak energji.
2. Përdorni gjeste korrekte
Nëse i ekzagjeroni gjestet tuaja, njerëzit do të mendojnë se po thoni gënjeshtra ose se po përpiqeni të fshehni diçka. Nga ana tjetër, gjestet e hapura, si ndarja e duarve, tregojnë se nuk keni asgjë për të fshehur.
3. Krahë hapur
Kur kryqëzon krahët, po dërgon një sinjal të qartë: “Nuk jam fleksibël dhe nuk pajtohem me atë që po thua”. Edhe nëse buzëqeshni, krahët dhe këmbët e kryqëzuara nuk janë shprehi të mira të gjuhës së trupit.
4. Ndaloni së prekuri flokët tuaj
Nëse jeni një nga ata njerëz që vazhdimisht prek flokët, luan me ato ose përpiqet ti rregullojë gjatë gjithë kohës ndërsa të tjerët flasin ,duhet ta hiqni këtë zakon të keq! Kjo tregon vetëm pasigurinë tuaj dhe mungesën e vëmendjes. Ndaloni prekjen e flokëve, dhe përpiquni të përqëndroheni në komunikimin e natyrshëm.
5. Buzëqeshni
Buzëqeshja në vendin dhe në kohën e duhur tregon se keni kontroll mbi situatën rreth jush dhe mund të ruani qetësinë pa marrë parasysh sa stresuese janë rrethanat .
6. Kontakti me sy
Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme për të mësuar rreth gjuhës së trupit. Kontakti shumë i thellë me sy mund të frikësojë bashkëbiseduesin tuaj dhe mund të duket se doni të kapni të gjitha gjestet dhe fjalët e tyre për shkak të pasigurisë suaj. Megjithatë, nëse jeni duke shmangur ndonjë kontakt me sy, ai gjithashtu dërgon një mesazh: ju keni diçka për të fshehur.
7. Shtrëngimi i duarve
Asnjëherë mos jepni një shtrëngim duarsh të dobët. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jepni një shtrëngim duarsh shumë të fortë, por kur dikush ju fton të shtrëngoni duart, sigurohuni që është i fortë. Një shtrëngim duarsh i mirë menjëherë nxit vetëbesimin dhe sigurinë.