AeroMobil bën makinat fluturuese realitet!

Kuriozitete

aeromobil-b-euml-n-makinat-fluturuese-realitet hd 1
AeroMobil 3.0 – makina e bukur fluturuese sjell njerëzimin më afër me fantazinë, dhe ëndërrën që një ditë bota do të ketë edhe vetura që fluturojnë mbi kokat tona.

Makina fluturuese, e cila u ndërtua në vetëm dhjetë muaj, bëri debutimin e saj botëror në Festivalin e Pionierëve, në Vjenë më 29 tetor, ndërsa kompania që e ka prodhuar atë, AeroMobil, është e bazuar në Sllovaki që nga viti 1989.

Në vitin 2010, me lansimin e AeroMobil 2.5, ekipi i inxhinierëve goditi një arritje të madhe, pasi që makina e e tyre fluturoi me sukses, dhe e njëjta ka marrë certifikimin nga Federata Sllovake e Fluturimeve të Ulëta. si agjenci e autorizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës Sllovake.

AeroMobil 3.0 tashmë ka hyrë në një program të rregullt të fluturimit në Sllovaki dhe ka qenë duke kaluar nëpër testime të shumta të fluturimit që nga muaji i kaluar.

Edhe pse ky model nuk do të jetë në shitje, e rëndësishme është që makina fluturuese po bëhet një realitet.