Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Kuriozitete

Dita ndërkombëtare e fëmijëve është 1 qershori. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thëne të drejtat e tyre dhe në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre realizohet nëpërmjet lojërave dhe festave.

Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prinderit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël.