E gjithë bota ‘në kërkim ‘ për hudhrat e kuqe të Shqipërisë, çmohen fort për vlerat shëndetësore!

Kuriozitete

Hudhra e kuqe është një varietet i veçantë, që fatmirësisht gjendet në zona të ndryshme të Shqipërisë por në botë ajo mbetet e rrallë. Dikur, fara e saj ka qenë shumë popullore sidomos në fshatrat e vendit, zona në të cilat fshatarët kujdesen që ta kultivojnë edhe sot.
Një varietet i rrallë, shumë i njohur nga shefat më prestigjioze të kuzhinës në botë ashtu si edhe nga mjekësia popullore për përdorimet e saj shëruese. Ndonëse nuk haset shpesh në tregjet e mëdha, hudhrat e kuqe gjenden lehtë në tregjet e fshatarëve dhe kanë të njëjtin çmim si ato të bardha.
Përfitimet shëndetësore të hudhrës së kuqe janë si më poshtë:
Quhet e kuqe për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj ndonëse thelpinjtë e saj janë të bardhë.
Për nga pikëpamja e vlerave ushqimore, hudhra e kuqe ka të njetat vlera ashtu si edhe e bardha por në krahasim me këtë të fundit ka disa veti të tjera më të veçanta shëndetësore.
Hudhra e kuqe vlerësohet për përmbajtjen e saj natyrale të organosulfurit, një substancë me shumë përfitime për shëndetin e organizmit. Këto substance vlerësohen se mbrojnë organizmin nga sëmundjet tumoriale.
Hudhra e kuqe vlerësohet gjithashtu për vetitë e forta anti inflamatore duke luftuar shumë sëmundje kronike, tumore, obezitetin, sëmundjet e zemrës ashtu si edhe diabetin.
Gjithashtu, ajo ka fuqi kundër infeksioneve, virozave dhe baktereve duke vepruar si një antibiotic i vërtet natyral në organizëm. Hudhra e kuqe është një burim i mirë vitaminash dhe mineralesh ndërsa vlerësohet për vetitë e saj antioksidante!