Instagram nuk punonte? Mërkuri në retrogradë shpjegon gjithçka!

Kuriozitete

U mundove të hyje në Instagram, facebook dhe në whats app, por pas disa përpjekjesh e kuptove që diçka nuk shkonte dhe hoqe dorë? Kjo nuk është asgjë! Mërkuri është në retrogradë.

Në astrologji, Mërkuri drejton teknologjinë, kështu që ndërprerje në këtë fushë duhet të jenë të pritura gjatë kësaj kohe. Por këtë herë Mërkuri në retrogradë ka ndikuar ka ndikuar edhe më keq në Instagram, sepse është në shenjën e Peshores.

“Të gjithë e dimë se kur Mërkuri është në retrograde, komunikimi dhe teknologjia bëhen të çuditshme” thote astrologia Lisa Stardust, “Por le të shohim pak hartën astrologjike të Instagramit : Dielli në Peshore, Mërkuri në Peshore dhe Saturni në Peshore kur është krijuar Instagrami”.

Po, Instagrami është një Peshore. Në astrologji aplikacionet janë njëlloj si njerëzit. Kanë hartën astrologjike si të gjithë ne. Instagrami ka dalë për herë të parë në App Store në 6 tetor të vitit 2010. Dhe si të gjithë njerëzit e lindur në këtë sezon edhe Instagrami do të ndikohet nga Mërkuri në retrogradë.

Ka edhe më shumë se kaq! Mërkuri nuk është i vetmi planet në Peshore për momentin. Dielli, Hëna, Venusi dhe Marsi janë në Peshore gjithashtu. Kur dy ose më shumë planete janë në të njejtën shenjë, ata krijojnë diçka që astrologët e quajnë një “lidhje” ku të gjitha energjitë mblidhen së bashku.

“Me Mërkurin në retrogradë çdo gjë është e përmbysur dhe jashtë kontrollit” ka thënë Stardust.

Kështu që duhet të tregoni shumë kujdes. Mërkuri në retrogradë mund të kthejë gjithçka përmbys sa hap e mbyll sytë.