Kopshti Magjik i Dubait

Kuriozitete

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-
Kopshti Magjik i Dubait është kopshti më i madh i luleve në botë. Ai ndodhet në veriperëndim të Arabisë. Ky atraksion për turistët është pjesë e rekordeve “Guinness”, si kopshti me shtrirjen më të madhe vertikale. 
Në Kopshtin Magjik të Dubait gjenden 45 milionë lule. Kopshti ka një dizajn të mahnitshëm, formë dhe strukturë të përkryer.

Kombinimet fantastike të ngjyrave janë realizuar nga 45 lloje lulesh. Kjo zonë ofron një parking të hapur, parkim për persona të rëndësishëm, dhomë lutjesh, blloqe tualetesh, dhomë sigurie, dhomë të ndihmës së parë, karroca për vizitorët me aftësi të kufizuara, kioska dhe të gjitha shërbimet për të lehtësuar qëndrimin e vizitorëve. Kopshti Magjik i Dubait qëndron i hapur nga ora 10:00 deri në 22:00 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 10:00 deri në mesnatë në fundjavë dhe ditë festash. Nëpërmjet fotografive të mëposhtme, mund të soditni një pjesë nga bukuritë e këtij vendi të mahnitshëm.

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-

Marvelous-Dubai-Miracle-Garden-