Kur duhet të bëni publike fejesën apo martesën tuaj në rrjete sociale?

Kuriozitete

rtreter

Tashmë rrjetet sociale janë një burim i menjëhershëm informacioni. Nëse ju ndani diçka me miqtë tuaj në facebook apo instagram, lajmi shkon tek ata menjëherë. Ne postojmë kur shkojmë me pushime, kur dalim për një kafe e deri kur marrim vendime të rëndësishme në jetë si fejesa apo martesa. Por kur është momenti i duhur për t’i ndarë me të gjithë këto ndryshime të jetës tonë?

Këtë pyetje ka ngritur prestigjiozja Vogue. Së pari, është shumë e rëndësishme që të gjithë familjarët tuaj apo miqtë e ngushtë t’i marrin vesh lajmet nga vet ju dhe jo nga postimet tuaja. Nëse kjo nuk ndodh, ata do të lëndohen dhe do të mërziten. E njëjta gjë ndodh në rastin e lajmit të shtatzanisë. Pasi të keni njoftuar personat më të afërt, atëherë mund të postoni diçka për këtë ngjarje të rëndësishme për ju, megjithatë edhe ky postim rekomandohet të paktën një ditë pasi fejesa apo martesa të ketë ndodhur. Nëse jeni një person i turpshëm, mund të prisni edhe disa ditë më shumë.

Ç’duhet të dini kur të postoni foton e unazës?
Unaza është një kujtim i bukur i cili do t’ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Nuk ka asgjë të gabuar të postoni një foto të saj, por duhet të bëni kujdes! Nëse ju nuk shkruani diçka mbi personin që jua ka dhuruar apo se sa e lumtur ju vet ndiheni atëherë postimi juaj do të duket i pavend. Shtojini një shprehje apo ndonjë hashtag që personifikon dashurinë tuaj. Mbani parasysh se edhe një foto e vetme e unazës është e mjaftueshme!

Çfarë thuhet në lidhje me hashtaget që tregojnë se jeni duke u fejuar apo martuar?
Këtë e keni vet në dorë. Nëse doni disa pëlqime më shumë, atëherë mund të vendosni ndonje hashtag por pa e tepruar. Rëndësi ka të shijoni momentin dhe të ndiheni të lumtur për hapin e rëndësishëm që keni marrë në jetë!