Miliarderi ngatërron faturën në restorant

Kuriozitete

jhjhhhj

Një miliarder në Skoci pasi darkoi në një nga restorantet më në zë të vendit duket se ka bërë një gabim jo pak të vogël kur ka paguar faturën.

Sipërmarrësi po darkonte në restorantin indian “Rajpoot” dhe pasi përfundoi kamarieri i ka thënë se darka kushton 100 paund dhe rrjedhimisht i ka dhënë edhe faturën. Miliarderi ka kërkuar që të paguajë me kartë debiti faturën dhe ka shprehur dëshirën që të merrej i vetëm me aparaturën e pagesës pa kërkuar ndihmën e personelit. Pikërisht në këtë moment duket se ai ka gabuar pasi ka shtypur një shifër të frikshme, plot 1 milion paund.

Kamerierët kanë treguar se madje personi në fjalë nuk i kishte aq para në kartë ndaj ka telefonuar kompaninë e tij për ta derdhur sa më shpejtë shifrën prej 1 milion paund-ësh në llogarinë e tij. Më pas edhe banka e ka telefonuar për të aprovuar transfertën dhe miliarderi i bindur ka thënë se gjithçka është në rregull.

Sigurisht nga ky episod me të kënaqurit kanë mbetur pronarët e lokalit, por sigurisht jo për shumë kohë sepse vetëm disa orë më vonë, kompania e miliarderit kanë vënë re gabimin e tij dhe kanë bërë një kërkesë për tërheqjen e parave. Sigurisht që fatura ka shkuar pak më shume se sa 100 paund sepse është mbajtur edhe komision për ngatërresën.