Në të ardhmen, ujin edhe mund ta hani!

Kuriozitete

 

3 shkencëtarë në fillesat e tyre kanë krijuar ‘Ooho Sphere’, një flluskë e ngrënshme që përmban ujë. Lëngu është i mbrojtur nga një shtresë e dyfishtë, si membranë xhelatine e kombinuar me ekstrakte algash dhe është tërësisht e përtypshme.

Ky është një revolucion i vërtetë pasi përdorimi i tyre do ulte në mënyrë drastike prodhimin dhe përdorimin e shisheve plastike. Flluska me pije nuk është ende në markete, pasi po dizenjohet që të ulë numrin e shisheve të ujit që konsumohen në evente publike, por synimi është të bëhen të përdorshme për çdo lloj lëngu.