Nëse bëni pjesë në çiftin Peshq-Akrep, duhet të keni shumë kujdes me këtë anë të marrëdhënies

Kuriozitete

Marrëdhënia në një çift Peshq-Akrep është shumë e veçantë. T’u marrësh mendjen Peshqve është shumë e lehtë. Të mprehtë, të drejtpërdrejtë, brilantë janë mbiemrat që përshkruajnë pjesërisht mënyrën e tyre të të qenurit. Por ajo që tërheq vëmendjen është bota e tyre e brendshme, aftësia për të qenë të pavarur.

Janë një shenjë që u pëlqen të qëndrojnë vetëm, të marrin kohën e tyre. Nga ana tjetër, Akrepi gjithashtu pasqyron këtë natyrë. Liria është emëruesi i tyre i përbashkët. Por Akrepi vuan pak.

Nëse do të ishte për të, partneri do të duhej të ishte gjithmonë pjesë e jetës së tij; të ndante gjithmonë gëzimet dhe dhimbjen.

Dhe piëkrisht këtu shpesh lindin probleme të mëdha. Sepse Peshqit janë gati t’i bëjnë këto, por jo dhe aq. Mënyra e tyre për të treguar prezencën, nuk është asnjëherë lineare. Kështu që duhet vëmendje maksimale për të mos iu zënë frymën. I urrejnë ujorët!

Të dy partnerët e çiftit Akrep-Peshq e kanë të vështirë të qëndrojnë në çift nëse nuk dëgjohen nga tjetri. Gjendjet e tyre të acarimit dhe frustrimit shpesh zbulohen gjatë zënkave në çift prandaj duhen dëgjuar dhe kushtuar vëmendje.

Të dy këto shenja kanë tendencë të mbyllen vetëm pasi të kenë zbrazur thesin. Dhe kjo mund të shkaktojë problematika akoma më të mëdha. Pak përballje e shëndetshme bën gjithmonë mirë. Atraksioni intelektuarl që udhëheq dhe përcakton marrëdhënien Peshq dhe Akrep është i aftë të shkojë përtej grindjeve të përditshme. Por jo gjithmonë. Kur diçka mbetet pezull, ai bëhet një minë gati për të shpërthyer.

Kështu që duhet treguar shumë delikatesë për të mos rënë në këto kurthe. Dhe të jeni të sigurt që lidhja juaj në çift nuk do të kompromentohet.