Njihuni ishullin e parë në botë pa tym duhani

Kuriozitete

Astypalea është ishulli i parë në botë që ka përqafuar nismën pa tym duhani. Ishulli Grek ka arritur të ndërtojë me sukses një kulturë ku njerëzit inkurajohen të largojnë tymin e cigares nga jeta e tyre.
Ishulli mori certifikimin e kulturës pa tym nga TUV Austri, një organizatë e pavarur e certifikimit. Kjo organizatë vlerëson angazhimine tyre për të zvogëluar pirjen e duhanit duke zbatuar dhe duke përmirësuar vazhdimisht një sërë veprimtarish që inkurajojnë largimin nga cigarja, e cila mbetet opsioni më i mirë për shëndetin e duhanpirësve, ose kalimin në alternativa më pak të dëmshme nëse ata nuk ja dalin ta braktisin tërësisht.