Njihuni me fshatin më të ftohtë në botë

Kuriozitete

djsfjsb

Njihuni me Oimiakon, fshati më i ftohtë në botë, i cili gjendet në lindje të Siberisë.Këtu temperatura mesatare e janarit është -50 gradë celsius, ndërsa më e ulëta e regjistruar ndonjëherë ka arritur në -67.7 gradë në vitin 1933. Fshati me rreth 500 banorë cilësohet si vendbanimi më i ftohtë në Tokë. Moti ka kushtëzuar rrënjësisht jetën e fshatit thuajse të izoluar. Acari zgjat më shumë se 180 ditë të vitit, kurse 130 ditë të tjera shoqërohen me stuhi të mëdha dëbore dhe erëra. Dy muajt e mbetur pushtohen nga errësira, që do të thotë se nata zgjat 24 orë (nata polare).

Shihni disa foto të pazakonta nga ky fshat!