Obama luan golf me kryeministrin malajzian

Kuriozitete

obama19
Ndërsa ndodhet me pushime në Havai, vendlindjen e tij, Obama ka gjetur kohë të luajë golf me kryeministrin malajzian Najib Razak.

Të dy udhëheqësit luajtën golf në bazën e Korpusit të Marinës në Gjirin Kaneohe, së bashku me dy ndihmës të Obamës.

Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë, ku thuhej se Presidenti Obama dhe kryeministri malajzian e shfrytëzuan rastin për të dikutuar mbi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Malajzizë, të cilat janë duke u përforcuar.