Pse disa vende të botës e kanë timonin në krahun e djathtë?

Kuriozitete

ighighigiggigig

Në Angli, Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës jugore, automjetet drejtohen me timonin e vendosur në të djathtë: duke qenë se bëhet fjalë për një pakicë jo të vogël (rreth 30% e drejtuesve të makinave në botë), ekziston një një mendim i përbashkët se këto vende e kanë ndryshuar qëllimisht drejtimin për të dalë nga “turma”. Megjithatë në realitet, nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70% tjetër i botës!

Zgjedhja për të drejtuar makinën në të majtë, e gjen origjinën e vet në dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencor/mekanik: që në mesjetë, ushtakarët qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën (e cila mbahet në anën e majtë) me dorën më të fortë, që është e djathta.

Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit në shenjë proteste kundër Kishës. Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë: duke qenë vetë mëngjerash, përfitimet ushtarake ishin shumë të dukshme.

Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e makinave të para: freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në makinë, në një pozicion qëndror: për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë (të djathtës) vendi i shoferit lëvizi në të majtë.

Burimi: bota.al