Qytete të reja dhe mjekësi elektronike: Salzman parashikon jetën post- pandemi

Kuriozitete

“Parashikoj se qytetet do të ndryshojnë, por gjithashtu pres ngritjen e qyteteve tretësore, qyteteve që janë qendra të natyrës, vende ku njerëzit gjejnë hapësira të mrekullueshme, kështu që hapësirat e gjelbra do të bëhen po aq të rëndësishme sa arti.”

Marianne Salzman, Zëvendës presidentja e Komunikimit Global në Philip Morris International ishte pjesë e samitit The Most Powerful Women (Gratë më të Fuqishme) të organizuar nga Fortune Greece më 15 prill. Një guru e komunikimit me prestigj botëror, Salzman u ftua të flasë për sesi mund të reagojmë për të bërë më të mirën me realitetin e ri post- pandemik, në segmentin “Rising to the new reality” (“Rizgjim në realitetin e ri”).

Jo vetëm realiteti, por edhe prirjet tona virtuale do të ndryshojnë sipas Salzman. E njohur si një prej 5 identifikueseve të trendeve të jetës nëpër botë, Marian Salzman parashikoi se do të ketë një orientim drejt mjekësisë elektronike. “Gjëja më emocionuese për mua është telemjekësia. Fakti që mund të kesh akses tek mjekësia më e mirë në botë përmes ekranit të kompjuterit, mendoj se këto gjëra do të përhapen shumë në botën digjitale.”

Nga ana tjetër, Zëvendës presidentja e Komunikimit Global në PMI është e bindur edhe se do të ketë ndryshime domethënëse për rolin e grave në shoqëri. Ajo e dëshmoi këtë me lidere të suksesshme gra, të cilat i kanë bërë ballë me sukses situatës së pazakontë të shkaktuar nga COVID-19. Sipas saj, kontributi i grave në shoqëri nuk mund të injorohet më.

“Nuk kemi zgjedhje, përveçse ta bëjmë këtë ndryshim. Nëse shikojmë shtete si Zelanda e Re, nëse shikojmë lidere si Jacinda Ardern, kur shikojmë kontributin e tyre dhe sesi kanë drejtuar gjatë pandemisë, nëse shikojmë lideret gra në Shtetet e Bashkuara si kanë arsyetuar ndaj këtij problemi, sesi kanë punuar me mendje dhe me zemër, ne nuk kemi sesi t’i injorojmë më lideret gra, liderët me ngjyrë, liderët që vijnë nga rrethana të ndryshme, veprimet vendimtare që këta liderë kanë ndërmarrë nuk mund të injorohen. Nuk mund të varemi më tek ekspertiza e burrave të bardhë, në mesomoshë.”

Marian Salzman, e diplomuar në Brown University, një universitet i rangut më të lartë në Shtetet e Bashkuara, kujtoi sesi për shkak se ishte grua, asokohe nuk mund të aplikonte në Harvard. Ndonëse ajo mundi të diplomohet në një prej universiteteve më të mira, ende sot barazia gjinore po vuan nga handikape të shumta, ndër më të rëndësishmit prej të cilëve mbetet fakti që gratë paguhen më ak për të njëjtat profesione si burrat.

Edhe pse industria e duhanit ku ajo punon shpesh paragjykohet si “për burra”, në fakt Philip Morris International është e para kompani në botë e certifikuar për paga të barabarta për gratë dhe burrat. Diçka të cilën Marian e ka konsideruar si “një përvojë e jashtëzakonshme sepse u treguam punonjësve tanë që i paguajmë për produktin e tyre në punë dhe jo për gjininë.”

Gjatë samitit të djeshëm, Marian vlerësoi këtë hap historik të Philip Morris në aspektin e barazisë gjinore:

“Unë nuk kam qenë kurrë duhanpirëse. Një nga gjërat për të cilat jam krenare dhe që më së shumti më shtyu të bëhesha pjesë e Philip Morris është sepse e dija se ofron paga të barabarta për burrat dhe gratë.”