5 ushqimet që mund të rrisin imunitetin tuaj në mënyrë natyrale

Lifestyle

Më shumë se 23 milion njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimet e kontaminuara. Ka kaq shume viruse të ndryshme në qarkullim sa ka yje në qiell. Për ta mbajtur trupin tonë larg sëmundjeve na duhet të rrisim sistemin tonë imunitar. Më poshtë po listojmë disa nga ushqimet që i japin forcim sistemit tonë.

1.Bajamet

Te pasura me calcium bajamet na ndihmojne të mbajmë trupin në formë. Ato gjithashtu kanë në përmbajtjen e tyre vitaminën E dhe Fibra të cilat ndihmojnë për të pasur nën kontroll sheqerin në gjak.

  1. Farat e lulediellit

Ulin rrezikun e sëmundjeve kronike dhe Alzheimerit. Ato forcojnë zemrën dhe parandalojnë sëmundjet. Farat e lulediellit gjithashtu ndihmojnë nënat shtatëzëna dhe ndihmojnë në zhvillimin e fetusit.

  1. Papaya

E pasur me antioksidantë, papaja është zgjedhja e duhur pëe të reduktuar dhimbjet, inflamacionet dhe ul riskun për shfaqen e kancerit.

  1. Kivi

Kivi përmban vitaminën C, vitaminën K dhe vitaminën E dhe është fruti që ndihmon me sëmundjet asmatike dhe forcon sistemin imunitar. Kivi ndihmon dhe në parandalimin e rrufës dhe gripit.

 

  1. Xhinxheri

Kjo erëz bën mrekulli në trupin tuaj. Ul nivelin e kolesterolit, ul dhimbjen e periodave dhe rrit aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet në tërësi.