Dieta me çaj: Humbni dy kilogramë për një ditë!

Lifestyle

d_1455190943-3106887.jpg

 

Nëse dëshironi që shpejte dhe thjeshte t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe të përgatiteni për pranverë, ndoshta kjo dietë është zgjedhja e duhur për ju. Dieta me çaj të gjelbër dhe qumësht është dieta më e re, që dhuron rezultate e më së shumti u preferohet atyre që dëshirojnë ta heqin sasinë e tepërt të ujit nga organizmi.
Kjo dietë praktikohet vetëm një ditë, e më së shumti dy herë brenda muajit. Me këtë dietë brenda ditës mund të humbni midis gjysmë dhe dy kilogramë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1.5 litër qumësht pa yndyrë,2 lugë gjethe të thara çaji të gjelbër.

Përgatitja:

Vlojeni qumështin dhe e ftohni në 70 gradë, e më pas ia shtoni gjethet e thara të çaji të gjelbër. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu për njëzet minuta, e më pas e pini gjatë ditës, çdo dy orë nga një gotë. Ndërkohë mund të konsumoni vetëm ujë të thjeshte.