Historia e gazetares së njohur: “Si i mbijetova vdekjes vetëm duke përdorur mendimet pozitive!”

Lifestyle

Të jesh vetëm jashtë vendit është mjaft sfiduese; shtoni dhe faktin që mund të ndodhesh në një situatë kërcënuese për jetën me askënd për t’ju ndihmuar dhe paniku do të jetë i vetmi “këshilltar”.

“Unë isha 20 vjeç, duke studiuar në Spanjë kur pothuajse vdiqa. Askush nuk e kuptoi pse nuk po merrja dot frymë! Kuptova se varet nga unë për të mbijetuar…” Kështu nis historia e Cheyenne Buckingham një gazetareje të njohur nga New York-u.

Disa javë më parë, ndjenjat e mia të vetme ishin gëzimi që po shkoja në një udhëtim 29-ditor në Spanjë. Pastaj, në ditën e Krishtëlindjes në Seville, unë u largova nga shtëpia e familjes time pritëse për të shkuar për një shëtitje 30-minutëshe përgjatë një shtegu të bukur me biçikletë. Nuk ishte shumë e nxehtë, megjithatë ndjeva fytyrën time të merrte flakë. Në kohën kur u ktheva në shtëpinë e familjes time pritëse, mbeta pa frymë dhe zemra po më rrihte në një mënyrë të pakontrollueshme. Pasi ngjita disa shkallë për të shkuar në dhomën time rash përtokë me duart në fyt dhe gjoks, një përpjekje kjo për të ndaluar dhimbjen. Nuk mund të tregoja nëse ishte ankth apo diçka e gabuar fizikisht që po më merrte ajrin. Nuk kisha as ajër të mjaftueshëm për të thirrur për ndihmë.

Fillova të përsërisja me vetveten, “Ti je e fortë dhe e qetë”, pa pushim derisa fillova të merrja më shumë ajër në mushkëri. Duke kuptuar se frika dhe pafuqia po më pushtonin përdora shprehjen që më motivon gjithmonë1 Unë u zotova se ankthi nuk do ta fitonte këtë betejë. Fillova të marr frymë me ngadalë dhe të mbushja mushkrit me ajër pak nga pak.

Një orë më vonë, rifitova disi një ritëm normal të frymëmarrjes, mjaftueshëm për të kërkuar ndihmë. Pas shumë e shumë analizash e vetmja gjë që mjeku mundi të thoshte ishte :-“Ju keni bronkit”. Gjithë sa mund të mendoja ishte se nuk ka asnjë mënyrë që bronkiti të shtyjë atë lloj reagimi.

Nuk do të mësoja deri gati tre muaj më vonë, në Shtetet e Bashkuara, se kisha pësuar një sulm të rëndë astme. Nëna ime kujtoi që e kisha kur kam qenë e vogël dhe më pas një mjek konfirmoi që astma ishte kthyer.

Nëse kthej kokën pas në atë ditë kuptoj që e vetmja gjë që më ka shpëtuar është mënyra e të menduarit . Ankthi i tepërt do të më kishte forcuar më tej rrugët e frymëmarrjes; Është një mësim që duhet ta kujtojmë gjithmonë jo vetëm në këto raste por dhe në jetën e përditshme: Relaksohuni, mos u dorëzoni nga frika dhe thjesht merrni frymë.