Kate Middleton ju tregon sekretin si të qëndroni majë takave gjithë ditën pa dhimbje

Lifestyle

Kate Middleton, për vite me radhë ësht cilësuar si një ndër influencueset më të mëdha të modës, ndonëse dukesha nuk duket të ketë asnjë lidhje me këtë fushë. Ajo vishet sipas protokollit mbretëror, ka stilistë që zgjedhin  veshjet për të, por sërish ajo me ndërhyrjet sado të vogla që mund të ketë bërë u ka shtuar më shumë elegancë e sharm, outfiteve.

Megjithatë kjo nuk e bën a imune ndaj problemeve të zakonshme të të gjithë njerëzve, siç janë plagët nga këpucët e larta.  Në fakt, duke marrë parasysh kohën që ajo duhet të kalojë mbi takat e larta na bën të mendojmë se ndoshta mund të ndjejë dhimbje edhe më shumë se femrat e tjera, por atëherë përse në fytyrën e saj nuk shfaqet asnjë grimë parehatie?

Sipas “Vanity Fair” Dukesha ka gjetur shpëtim tek shtresat e silikonit dhe sfungjerit që i japin asaj mbështjetje dhe nuk lejojnë që gishtat apo lëkura e saj të mavijoset apo t’i krijohen flluska. Kate është kliente e rregullt e firmës Alice BowR, e specializuar në krijimin e këtyre shtresave që nuk e kalojnë çmimin 20 dollarë, por kjo nuk do të thotë që firmat e tjera që prodhojnë këto produkte janë më pak efektive. Provojini dhe do të ecni mbi taka si një princeshë e vërtetë gjatë gjithë ditës.