Kremi i diellit, jo i mjaftueshëm për mbrojtjen e lëkurës

Lifestyle

Jemi në sezon veror dhe plazhi është destinacioni i preferuar më shumë prej nesh. Një nga problemet që shfaqen në këtë periudhë janë rrezet e dëmshme të Diellit. Të gjithë përpiqemi të jemi të mbrojtur mjaftueshëm kur jemi buzë detit. Por sipas një studimi, vetëm kremi kundra Diellit, nuk është i mjaftueshëm për të penguar rrezet që shkaktojnë edhe kancerin e lëkurës. Sipas kërkimit të shkencëtarëve britanikë, kremi duhet të kombinohet edhe me mënyra të tjera, si mbajtja e kapeleve apo qëndrimi në hije, sidomos në oraret e pikut. Mos marrja e këtyre masave bën që rrezet Ultra Vjollcë të depërtojnë në lëkurën tonë dhe qelizat të preken nga kanceri.