Mediat i bën ARMIKE por Meghan e ka adhuruar gjithmonë Kate; Ky fakt e tregon

Lifestyle

Mediat Britanike, që në fillimet e hyrjes së Meghan në familjen mbretërore tentuan në të gjitha mënyrat që t’i bënin të dyja kunatat armike. Lajmet që midis tyre kishte shumë gjëra që nuk shkonin lexoheshin në përditshmëri në portale të ndryshme. Pavarësisht se të dyja dhe Meghan dhe Kate u munduan të përgënjeshtronin me veprimet e tyre ishte e pamundur!

Kjo fotografi e cila ka dalë në qendër të vëmendjen kohët e fundit tregon se të paktën Meghan gjithmonë ka  patur një pëlqim për Kate dhe kur nuk e njihte atë.

Edhe kur kishte blogun e saj “The Tig” Meghan komplimentoi në atë kohë dasmën e Kate dhe william duke e quajtur madhështore.