Meghan dhe Harry marrin vendimin drastik; Shijojini sa mundeni pasi nuk do t’i shihni më në asnjë vend dhe media

Lifestyle

Para një viti çifti Sussex u largua nga familja mbretërore dhe u zhvendos në Kanada. Pas Kanadasë në Los Angeles ku dhe jetojnë sot. Arsyeja e kësaj lëvizjeje ishte vëmendja e tepërt dhe gazetarët, të paktën kështu u justifikua nga Harry.

Shumë pak kohë më vonë Harry dhe Meghan u kritikuan pasi hapën një organizatë dhe vazhduan të bënin veprime të cilat i rikthenin në vëmendje të mediave!

Tani mesa duket pas 1 viti të dy e kanë kuptuar që nuk mund të gënjejnë më publikun I cili ka filluar të ketë komente negative ndaj tyre.

Sipas ‘Times of London’,  ata do të mbyllin çdo rrjet social që kanë ‘Twitter’, ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’. Në këtë mënyrë asnjë nuk do të mund t’i shoh dhe ata nuk do të lexojnë komentet negative të njerëzve. Ky vendim drastic është bërë pikërisht për këtë të fundit.

Meghan dhe Harry kanë marrë shumë komente negative dhe nuk e duan këtë gjë në jetën e tyre. Pas shkëputjes nga familja, ata janë gjykuar shumë nga fansat, madje nëse nuk e mbani mend, në 2019-ën doli një raport që e nxirrte Markle si gruan më të përfolur për keq.

Nga disa fotografi nga paparazzit duket se Meghan është sërish në pritje të ëmbël por ata nuk kanë pohuar ende asgjë!