Princ Harry dhe Meghan Markle, një martesë e suksesshme!

Lifestyle

Një fotograf i familjes mbretërore i cili kishte pasur afërsi me Princeshën Dajana, në një intervistë u shpreh që nuk e kishte menduar asnjëherë që martesa e princit Harry me Meghan Markle do të ishte afatgjatë.

Kent Gavin ka shërbyer si fotograf i familjes mbretërore prej vitesh tek Daily Mirror. Një pjesë të madhe të karrierës të tij ja ka dedikuar dokumentimit të jetës të princeshës Diana.Si një mik i mirë i familjes dhe princeshës, ai gjthashtu ka dokumentuar evente shumë të rëndësishme të familjes mbretërore. Gavin, ne 2017 ka thënë se nuk mendon që presioni në familjen mbretërore do të lejojë një martesë të suksesshme dhe të gjatë mes aktores Meghan Markle dhe Princit Harry.

“Kur u prononcua në media martesa e Harry me Meghan, ju thash kolegeve dhe miqve, ‘ Nuk i jap më shumë se 3 vite kësaj martese’” ka thëne fotografi.

Ai shtoi se nuk mendonte që dikush i mësuar me jetën e Hollywood-it do të mund të përballonte monarkinë.

“Nuk mund të shoh Hollywood-in, në këtë rast Meghan, një grua e bukur, aktore e shkëlqyer në këtë sistem, me të cilin as Diana nuk u përshtat dot.”

Por parashikimi I Gavin doli të jetë i gabuar duke qënë se Markle dhe Harry festuan përvjetorin e tyre të tretë në Maj.  Në një intervistë me Oprah Winfrey, vetë Meghan ka pranuar se është treguar pak naive qe ka pranuar propozimin për martesë nga një pjestar i familjes mbretërore pa patur aspak njohuri mbi jetën në një të tillë.