Princi Harry vishet si ‘Spiderman’ dhe përcjell mesazhin prekës për fëmijët e ushtarakëve që humbën jetën në krye të detyrës

Lifestyle

Princi Harry u vesh si ‘Spiderman’ për të dhënë një mesazh të ngrohtë për fëmijët, prindërit e të cilëve humbën jetën ndërsa shërbenin në Forcat e Armatosura Britanike. Duka i Sussex- i cili humbi nënën e tij, Princeshën Diana, në moshën 12-vjeçare, shpjegoi në një video të publikuar në festën vjetore të Krishtlindjeve të Scotty’s Little Soldiers përse fëmijët nuk kanë nevojë të ndihen fajtorë që duan të shijojnë sezonin e festave të fundvitit.

Krishtlindjet janë një kohë kur na mungojnë me të vërtetë shumë, të dashurit tanë dhe kjo është krejtësisht normale, por në të njëjtën kohë, mund të jetë e mundur të ndihemi fajtorë për argëtimin pa prindërit tanë. Unë jam këtu për t’ju siguruar që prindërit tanë duan që ne të argëtohemi gjithmonë, ndaj mos u ndjeni në faj. Ju lejohet të kaloni kohën më të mirë, veçanërisht me këtë komunitet të Vogël të Ushtarakëve të Scotty-t”, tha më tej Princ Harry. Më pas ai përfundoi fjalën e tij duke thënë: “Dilni aty jashtë, kaloni sa më mirë! Mos e lejoni dhimbjen tuaj të shkatrrojë shpirtin e Krishtlindjeve!”, ndërsa ngriti maskën e tij për t’ua zbuluar fytyrën fëmijëve.

 

Në të kaluarën Harry ka qenë i hapur dhe ka rrëfyer sa e vështirë ishte për të të përballej me vdekjen e nënës së tij kur ishte ende fëmijë dhe kishte shumë nevojë për të. “Mund të them me siguri se humbja e nënës sime në moshën 12-vjeçare, dhe për rrjedhojë mbyllja e të gjitha emocioneve të mia për 20 vitet e fundit, ka pasur një efekt mjaft serioz jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time”, ishte shprehur ai gjatë fjalës së tij emocionuese. Kujtojmë se para disa vitesh, Harry kishte rrëfyer publikisht  se ai kishte qenë në terapi për tre vjet në mënyrë që të përpiqej të kapërcejë “traumën” e humbja e nënës së tij. Harry dhe Markle, tani kanë dy fëmijë, Archie 3 vjeç edhe Lilibet Diana, 1-vjeç.