Sot ka 95-vjetorin e lindjes por nuk do të festojë; Pas princit Philip mbretëresha humbet një person tjetër të dashur

Lifestyle

Ditën e sotme është ditëlindja e 95 e mbretëreshës dhe shumë persona në rrjetet sociale e kanë uruar me fotografi të ndryshme në të cilat Elisabetha duket e lumtur. Sidoqoftë, ndërsa Familja Mbretërore vazhdon të jetë në periudhë zie pas vdekjes së Princit Philip, mesazhi i këtij viti për Mbretëreshën ishte me i zymtë.

“Sot është 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës.” Lindi më 21 Prill 1926 në Rrugën 17 Bruton në Londër, fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së Jorkut.”

Mbretëresha ka njoftuar se nuk do të festojë ditën e sotme për shkak të largimit nga jeta të bashkëshortit të saj  dhe sikur të mos mjaftonte kjo një person tjetër i dashur është larguar nga jeta, një miku i saj i vjetër dhe njëkohësisht këshilltari i garave me kuaj Sir Michael Oswald.

Ai vdiq ditën e shtunën në moshën 86 vjeçare ndërkohë që mbretëresha po i jepte lamtumirën Princi Philip.