Trajneri i Jennifer Lopez tregon të vetmen metodë efikase për tonifikim!

Lifestyle

jlo train
Jorge Cruise është trajneri i cili ka punuar për vite me radhë me Jennifer Lopez dhe Angelina Jolie. Praktikisht, me dy femrat ikonë të cilat duken minimalisht 15 vite më të reja nga çka janë realisht. Nëse edhe ju si ne, e admironi trupin e J.Lo, atëherë bëni mirë të ndiqni rregullat e trajnerit të saj. Kur bëhet fjalë për të tonifikuar barkun, apo për të djegur dhjamin rreth zonës së belit, i gjithë sekreti qëndron tek mënyra e të ushtruarit.

ushtrim

Sipas tij, metoda HIIT është më efikasja (High Intensity Interval Training). Ushtrohuni pa ndaluar për asnjë sekondë, më pas ulni ritmin e shpejtësisë. Pra, nëse tek metodat e tjera të stërvitjes, ju i falni vetes 10 sekonda pushim, në këtë rast pushimi i vetëm quhen sekondat ku ju ulni ritmin e bërjes së stërvitjes. Këtë stërvitje duhet ta bëni për plot 20 minuta.