William dhe Kate ndajnë foton familjare të pazbuluar më parë në nder të Princ Philip

Lifestyle

5 ditë pas ndarjes nga jeta të Dukës së Edinburgut dhe bashkëshortit të mbretëreshës Elizabeth, William dhe Kate kanë zbuluar për publikun një portret familjar të pazbuluar më parë. Në qendër të fotografisë janë mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip, kurse në të djathtë dhe të majtë janë respektivisht dukesha Kate dhe princi William si dhe fëmijët e tyre, George dhe Charlotte.

Fotoja është shkrepur në Kështjellën Balmoral në vitin 2015 kur George ishte pak më shumë se dy vjeç dhe Charlotte vetëm disa muajshe. Nga foto shihet shkëmbimi i shikimit të princeshës Charlotte me stërgjyshen e saj, mbretëreshën Elizabeth, çka mbetet e pahomueshme lidhja mes të dyjave.