Moti për ditën e diel, 29 shtator 2019

Moti

Moti për ditën e diel 29 Shtator, deri në mesditë, vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare në veri dhe pjesën më të madhe të qendrës por vranësira më të shpeshta do të ketë në Jug të vendit. Pas mesditës dhe pasdite sërish vranësirat fuqizohen në gjithë territorin duke gjeneruar rrebeshe shiu në Jug dhe zonat malore Qendrore ndërsa shira të izoluar në Verilindje të territorit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në mëngjes por rënie me 2°C do të ketë në mesditë kur maksimumi në rang vendi do të zbresë në 23-24°C. Era do të fryjë mesatare me një forcim pasdite kur pritet të arrijë shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.