Moti për ditën e enjte, 1 tetor 2020

Moti

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësirave të lehta në në zonat malore ndërsa Ultësira Perëndimore vijon me mot të kthjellët. Parashikohet pë pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C në zonat malore deri në 32°C në zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.