Moti për nesër, 8 Dhjetor 2019

Moti

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme veriperëndimore të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe bore në vendin tonë.
Moti do të jetë vranët me rreshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore në mesditë, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rritje.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/11°C
Zonat e ulëta -2/16°C
Zonat bregdetare 4/16°C