siemris

Seriali "Përgjithmonë jotja" është drejt fundit dhe të gjithë janë kuriozë të mësojnë se cili do të jetë seriali i ri që do të nisë në ekranin e Tring. Ai quhet "5 Yjet" dhe fillon më 6 qershor.
Pesë motra me nëna të ndryshme mblidhen për vdekjen e babait të tyre, Mario Estrella. Duke lexuar vullnetin e tij, ata zbulojnë se babai i tyre ka vendosur një kusht të pashmangshëm për të mbledhur trashëgiminë: ato duhet të drejtojnë me sukses një “hotel boutique” për një periudhë një vjecare. Kështu pesë motrave nuk i mbetet zgjidhje tjetër vecse të mësojnë të kapërcejnë ndryshimet mes tyre.

Nga 6 qershori, nga e hëna në të premte, ora 18:30 në 3Plus

5YJET Banner