seriunrea

Nis në Tring, nga data 7 tetor, një serial unik në llojin e tij. Të pathënat e sheshit të xhirimit, të fshehtat e botës së televizionit dhe gjithçka tjetër që nuk dini mbi atë që shihni në ekran do të mësoni tani. "Në sheshxhirim" është një serial i suksesshëm amerikan i cili është transmetuar në Australi, Zelandën e Re dhe tashmë vjen edhe për publikun shqiptar.

unreal cancelled season 4 hulu

Rejçëll Goldberg rikthehet në punë si producente e një programi mjaft të famshëm televiziv në Shtetet e Bashkuara, pasi kishte dhënë dorëheqjen një vit më herët, si pasojë e problemeve me alkoolizmin. Ndërkohë që duhet të vendosë në vend reputacionin e saj dhe ka mbi krye një eprore tejet kërkuese, Rejçëlli do të manipulojë konkurrentët e programit, me qëllim që të realizojë sezonin më të zjarrtë në historinë e këtij formati, pa e ditur se do të futen në lojë dhe ndjenjat e vetë asaj.

UR 401 10232017 BS 0014R

Më një kast të mrekullueshëm aktorësh si Shiri Appleby, Craig Bierko, Jeffrey Boëyer-Chapman, nga 7 tetori, do të qëndroni vetëm në ekranin e 3Plus.