00refn


“Maria e Skocisë” ka qenë një nga serialet historikë më të ndjekur në ekranin e Tring. Fitues i disa çmimeve, ai sjell në ekran historinë e Marias, mbretëreshës së Skocisë, e njohur ndryshe si Mari Stuart. Me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Adelaide Kane, Megan Folloës, Torrance Coombs, Toby Regbo, Jenessa Grant etj, ky serial ka njohur sukses në shumë vende të botës ku është transmetuar.

francis-mary-reign-season-3.jpg


Maria, Mbretëresha e Skocisë, përballet me intriga politike dhe sentimentale në botën e rrezikshme të oborrit mbretëror francez. Historia e ka zanafillën në vitin 1557, kur Maria, tashmë adoleshente, largohet nga manastiri ku ishte rritur dhe shkon në Francë për t`u martuar me djalin e mbretit të Francës, duke vulosur kështu një aleancë mes dy vendeve për të luftuar Anglinë, që kërcënon sovranitetin e Skocisë si shtet.

reign-8.jpg

Mos humbisni nga data 5 nëntor, nga e hëna në të premtë në orën 15:15 në 3Plus “Maria e Skocisë”.

reign-megan-follows.jpg

Lexo gjithashtu: Prindër për herë të parë, ja si shprehen Burak dhe Fahriye rreth këtij fakti