henaeplote5

Can Yaman është një nga aktorët më të pëlqyer të momentit. Ai u kthye shpejt në aktorin e preferuar turk edhe për publikun shqiptar. Për të gjithë fansat e çmendur të aktorit të njohur, kemi një lajm të bukur: atë do të vazhdoni ta ndiqni në Tring! Pas përfundimit të serialit "Pavarësisht dashurisë", Can do të vijë me një tjetër serial po kaq të këndshëm.

hena2

Nga 5 dhjetori, nis në Tring "Hëna e plotë", ku Yaman interpreton në krah të Ozge Gurel, aktoren simpatike të cilën e kemi njohur nga "Stina e Qershive".
Historia e një biznesmeni të njohur dhe kuzhinieres së restorantit të tij e cila nis me grindje të vazhdueshme dhe gradualisht shndërrohet në një marrëdhënie afatgjatë do ju mbajë të mbërthyer në ekranin e Jolly HD dhe 3Plus!

hena1