katitringstars.jpg

Katerina Trungu rikthehet në prezantimin e Tring Stars, një prej programeve më të dashur për shikuesit. Prej muajsh, fansat e saj e kërkonin këtë rikthim, dhe tani, 5 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushit, Deo, Katerina është gati për një fillim të ri emocionues.

katideofoto.jpg

Nga kjo e premte, Tring Stars do të sjellë shumë risi për publikun. Nuk do të mungojnë të rejat më të fundit nga showbizi shqiptar dhe i huaj, me fokus aktorët tuaj të dashur turq dhe hollivudian. Programi, i cili do të zgjasë 50 minuta, do të ketë gjithashtu intervista me të ftuar special, për të zbuluar më shumë mbi jetën e tyre profesionale dhe atë private.
Atë që nuk transmetohet asnjëherë në ekran, do të na i sjellë Katerina në Tring Stars me një rubrikë dedikuar prapaskenave të produksioneve të Tring dhe Vizion Plus. 
Ne ju lëmë takim në Tring Stars, çdo të premte në orën 18:20 në Jolly HD, çdo të diel ora 15:30 në Vizion Plus dhe ora 19:00 në 3Plus!