3Plus është zgjedhja e të gjithë shqiptarëve, kanali i serialeve në 5 me të ndjekurit

Programe

3 plus

Ekrani i televizorit ka bashkuar gjithmonë familjen për të ndarë së bashku momente emocionuese. Ndoshta sepse atëherë mblidhemi në shtëpi, kemi më shumë kohë të lirë apo sepse edhe vet ekrani ofron më shumë larmishmëri. Mes shumëllojshmërisë së programave, serialet janë një nga eventet më të preferuara për publikun shqiptar. Sigurisht, ju e dini që ekrani i cili sjell serialet tuaja të preferuara mbetet 3Plus, në platformën Tring.

Këtë e dëshmon më së miri dhe matja e audiencës. Kështu, 3Plus renditet në 5 kanalet më të ndjekura në prime time dhe late night, të cilës i përket fasha orare 19:00 – 24:00. Konkretisht, 3Plus renditet në vendin e tretë. Disa nga serialet që transmetohen gjatë këtij orari në këtë kanal janë “Përgjithmonë jotja”, “Dashuri e tradhtuar”, “Shumë dashuri”, “Flake Pasioni” dhe “Dhoma 309”.

 

3Plus bazohet kryesisht në transmetimin e prodhimeve me shumë seri nga produksionet më të mëdha të prodhimit të serialeve latine, turke dhe indiane. Serialet janë të zhanreve të ndryshëm dramë, komedi etj dhe pëlqehen jo vetëm nga publiku femëror por edhe nga ai mashkullor. Serialet më të kërkura kudo në botë janë pjesë e 3Plus për të përmbushur dëshirat e një publiku sa më të gjërë.

telemetrix 3 Plus