Dashuri, veprim dhe tension në serialin spanjoll “Arratisja”

Programe

Ndër vite televizioni spanjoll është kritikuar për mungesë origjinaliteti, duke e etiketuar atë si një kopje e shëmtuar e televizioneve të huaja. Por gjatë dekadës së fundit, ata kanë guxuar të ndërmarrin një sërë hapash për të ndryshuar kinematografinë spanjolle. Gjiganti mediatik Mediaset Espana po realizon seriale të reja me tematikë moderne e bashkëkohore, por edhe fanstastiko-shkencore. Dashuria, veprimi, misteri dhe tensioni i gjejmë gjerësisht në produktet e reja spanjolle. Pra me pak fjalë, janë seriale plot ritëm me histori krejt origjinale që do t’ju mbajnë frymën pezull e do t’ju gozhdojne para ekranit deri në finalizimin e tyre.

Kasti i aktorëve është ndër më të përzgjedhurit sot në Evropë. Aktorë të “rinj”, plot pasion e të etur për të mësuar teknika të reja realizimi.

Serialet spanjolle tashmë transmetohen në prime time në shumë vende të botës duke korrur një sukses befasues me një audiencë gjithnjë e më shumë në rritje. Dhe ne në Tring nuk mund të mos i sillnim për publikun tonë të dashur.

“Arratisja” është seriali spanjoll të cilin mund ta ndiqni aktualisht në Tring. Seriali flet për qeveritë që përpiqen të ushtrojnë kontroll mbi popullsinë pasi edhe rezervat e naftës janë drejt fundit. Lind një lëvizje revolucionare me emrin Rezistenca, e cila udhëhiqet nga Danieli. Ai më pas do të përballet me fuqitë shtypëse dhe do të futet në burg të sigurisë së lartë. Gruaja e tij, Ana do të bëjë gjithcka për ta liruar atë. Këtu fillon plani i tij i arratisjes. Një plan i cili do të përfshijë edhe shumë të burgosur të tjerë. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit, por shpresa për të ardhmen dhe dashuria e tyre e madhe do të kapërcejë gjithçka.

Ndiqni “Arratisja” çdo të mërkurë ora 21:00 në Jolly HD!