Fi – plotësisht ndryshe nga çdo serial turk që keni ndjekur deri tani

Programe

Këtë të enjte starton në Tring seriali “Fi”, një serial i cili ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit publikun turk. Ky serial numëron mbi 50 milion shikuesish, duke thyer kështu çdo rekord shikueshmërie. Fi – është një thriller psikilogjik, një përshtatje e 3 romaneve të Azra Kohen, një produksion i mbyllur në 2018. Ai është konsideruar si një nga serialet më të fortë, më emocional dhe shumë goditës.

fiserial1

Në qendër të serialit është Xhan Manaj, jeta e të cilit ndryshon menjëherë kur njeh Duru, një balerinë të talentuar që jeton me të dashurin e saj kompozitor, Denis. Megjithëse një nga psikologët me të famshëm në vend, jeta e Xhan është një sekret i padeshifrueshëm, copëza të saj dalin në dritë nga hetimet e një gazetareje të guzimshme, duke vënë kështu në dyshim karrieren, sukseset dhe raportet me studentët.

Për tu theksuar është fakti se në kastin e këtij seriali gjenden disa nga emrat më të kërkuar në kinematografisë turke, përmendim këtu Serenay Sarikaya, Ozan Guven, Berrak Tüzünataç, Mehmet Gunsur etj.
Nga 24 janari, çdo të enjte në Jolly HD

 

fiserial1