Gjithçka që nuk dini mbi serialin e suksesshëm «Perla e zezë»

Programe

perkjmkajs

Nga 13 Qershori, nis në Tring një tjetër serial i suksesshëm turk. “Perla e zezë” do të sjellë në ekran Hande Ercel dhe Tolgahan Sayisman. Por cila është historia që do të na mbajë të mbërthyer pas ekranit?

Ishin betuar se do të qëndronin përgjithmonë bashkë derisa vdekja t’i ndante… Hazalli dhe Kenani, dy të rinj që jetojnë pranë një qyteze të vogël buzë detit Egje janë të dashuruar marrëzisht, por gjithçka do të shkatërrohet pas ardhjes së Vurallit. Kenani është një jetim që e fiton bukën e gojës me anë të peshkimit, edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë. Hazalli punon në një nga resortet më luksoze të Çesmes. Teksa Vuralli mbërrin aty, bie në dashuri me shikim të parë me Hazallin. Pasi ka vrarë gruan e tij të parë nga frika se mos e braktisë, dashuritë e tij tanimë janë shndërruar në fiksime obsesive. Një dashuri e dëlirë kundër një dashurie shkatërrimtare. Hazalli do të pranojë të martohet me Vurallin për të mbrojtur njerëzit që do. Perla e zezë është simboli i dashurisë së Kenanit dhe Hazallit, por dashuria e tyre do të shoqërohet nga lotët…

Nga e hëna në të premte, ora 19:15 në Jolly HD dhe ora 21:00 në 3Plus!
Ritransmetimi: nga e hëna në të premte, ora 12:00 dhe 23:20

c322

Edhe pse tashmë i njihni, ju tregojmë më shumë mbi karrieren e aktorëve të njohur të cilët janë pjesë e kastit të serialit.

570x306 1

Hande Erçel
Aktorja e bukur Hande Erçel ka lindur në 1993 në Balikesir. Ajo thotë se suksesi i saj vjen nga bukuria dhe nga edukimi. Në fillim ajo u shfaq në rolin e Selenës në filmin “Pema e Jetës” dhe për herë të fundit e kemi parë në rolin e Selinit në filmin “Vajzat e Diellit”. Në serialin “Jetë” ajo interpretoi në rolin e Hajat, një rol i cili e bëri shumë të dashur edhe për publikun shqiptar. Në serialin “Perla e zezë”, Hande do të interpretojë në rolin e Hazall.

570x306 2

Tolgahan Sayisman
Tolgahan Sayışman ka lindur më 17 dhjetor 1981. Është model dhe aktor në televizion dhe kinema. Ka studiuar në gjimnazin Kadıköy İntaş dhe është diplomuar në universitetin Doğuş për biznes. Në 2005 ka përfaqësuar Turqinë në konkursin botëror ‘Manhunt International’ të zhvilluar në Korenë e Jugut, ku u zgjodh i pari. Ka marrë për një kohë të gjatë leksione aktrimi nga Ekoldrama dhe Ayla Algan. Më pas ka luajtur në filmin ‘Zemrat e burgosura’. Ka performuar shumë mirë në konkursin ‘Top Model’ dhe më pas ka luajtur në filmat ‘Maçot’, ‘Dixhle’, ‘Të gjithë një’ dhe ‘Shtriga’. Më 24 tetor, ka ndarë rolin kryesor me Fahrie Evxhen në filmin kinematografik, ‘Dashuria duhet të mbahet’. Ka vënë në jetë rolin e Mustafait në filmin ‘Lamtumirë rumeli’, i cili ka thyer rekorde në shikueshmëri. Më 6 nëntor, ka luajtur rolin kryesor me Bergyzar Korelin në filmin ‘Dashuria nuk thotë po vij’.

Në filmin për të rinj ‘Era e Plepit’, ka marrë pjesë si aktor dytesor. Ka luajtur rolin kryesor të Xhenarit në telenovelën e FOX TV ‘Epoka e Tulipanëve’, nga shtatori i 2010 deri në vitin 2014. Gjithashtu ka marrë role kryesore në filmat ‘Saadet Işıl Aksoy’, dhe ‘I Syrgjynosur’. Tolgahan njohu sukses të padiskutueshëm me rolin kryesor si Jigit Kozan në serialin “Mos u dorëzo”. Një serial i cili u pëlqye shumë edhe në vendin tonë. Në serialin “Perla e zezë” vjen përsëri si protagonist në rolin e Kenan.

570x306 3

Berk Hakman
Berk Hakman ka lindur më 14 gusht 1981 në Ankara, Turqi. Që në moshën 11 vjeçare, Berk nisi të merrej me muzikë ku luantë në kitarë. Në vitin 1999, nisi studimet e larta për Menaxhim Turizmi por pasioni i tij ishte kinematografia. Karrierën si aktor e nisi në filmin Okul në vitin 2003 me rolin e Ersin. Në 2006, mori pjesë në “Janjan” dhe “Sakli Yuzler”. Berk ka luajtur gjithashtu në shumë seriale si “Suskunlar”, “Kacak”, “Hayatimin Aski” etj. Në vitin 2017, u bë pjesë e kastit të “Perla e zezë” ku interpretoi si Vural.