Ja cilët janë dy aktorët turk që do t’i shihni së shpejti në Tring me një serial të ri

Programe

nusja

Së shpejti në Tring do të vijë në tjetër serial turk. Bëhet fjalë për “Nusja e Stambollit”, një serial mjaft i suksesshëm i cili nisi transmetimet në Turqi në Mars të vitit 2017.

Në qendër të serialit është Sureja, një vajzë e bukur dhe krenare e cila humbet prindërit në moshë fare të re. Ajo do të përballet me Farukun, një biznesmen i fuqishëm në vend. Si do të shkojë dashuria midis tyre dhe botëve krejtësisht të ndryshme që i përkasin?

“Nusja e Stambollit” vjen me protagonistë dy emra shumë të njohur të kinemasë turke Asli Enver dhe Ozcan Deniz.