Nga 26 Shtatori vjen në Tring seriali Flakë Pasioni – Ja cili serial që ndiqni çdo ditë është drejt fundit

Programe

dffdsa

Nga 26 Shtatori do të nis në Tring një tjetër serial i sukseshëm turk. “Flakë Pasioni” është një produksion i vitit 2016 – 2017 me aktorë protagonistë Burcu Biricik dhe Birkan Sokullu. Por cili serial është drejt fundit? Shumë shpejt do të mësojmë fundin e historisë së dashurisë së Nur dhe Jigit pasi “Mos u dorëzo” po transmeton aktualisht episodet e tij të fundit.

Ju tregojmë pak më shumë mbi serialin e ri “Flakë pasioni”!
Bajrami dhe Salihu i japin një premtim njëri-tjetrit për të martuar dy fëmijët e tyre sapo të arrijnë moshën madhore. Ata do të rriten në dy qytete të ndryshme. Pasuria e madhe nuk do ta pengojë Bajramin të harrojë premtimin. Koha kalon, por fëmijët tanimë kanë ndjekur rrugë të ndryshme. Hylja ka një plan që askush s’e ka menduar.
Një histori e vjetër që vazhdon të lëndojë të tashmen. Një premtim që do të bashkojë Kerimin dhe Hyljanë, por a do të pranojnë ata të dy të ndjekin fatin e tyre? Atëherë kur mendon se u ke thënë lamtumirë vuajtjeve, të fshehtat dhe sekretet nuk mposhtin dot dëshirën e zjarrtë për të arritur atë çka do. Një rrugë pa kthim, një fund i panjohur…

Mos e humbisni nga 26 Shtatori në ekranin e 3Plus!