Rezervoni mbrëmjet e së hënës në Jolly HD – Vjen seriali spanjoll “E vërteta”

Programe

Pas përfundimit të sezonit të parë të serialit “Sekretet e Shtetit”, maratona e serialit spanjoll në Tring vazhdon. Një tjetër sukses i Mediaset Spanja vjen në Tring! Historia e Paulës, vajzës së zhdukur prej nëntë vjetësh në mënyrë misterioze do të mbajë të mbërthyer shumë personazhe. Si qëndron e vërteta? Kush fshihet pas rrëmbimit të saj? Hipotezat që hedh gazetari i famshëm ndoshta mund të jenë të vërteta. Do ta ndjekë lojën e Paulës inspektori Egia, i përzgjedhuri i saj? Nis sot në mbrëmje në Jolly HD në orën 21:00 seriali “E vërteta” me një kast aktorësh si Lydia Bosch, Jon Kortajarena, Elena Rivera. Një dramë ku trafikantët e drogës dhe të mishit të bardhë ndryshojnë kryekëput jetën e shumë vajzave.

“E vërteta” – çdo të hënë, ora 21:00 në Jolly HD.