Një tjetër i eliminuar dhe shumë pakënaqësi; Stilistët e ‘Albania Designers Competition’ vazhdojnë sot me sfidën e rradhës

Programe

Ditën e premte në orën 21:00 LIVING HD në platformën TRING, u zhvillua sfilata e ADC për temën “RED CARPET”.
Juria profesioniste dhe në këtë puntatë ishte Joni Peci, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani. I ftuar special Niko Komani i cili me eksperiencën që ka në fushën e modës dha mendimet e tij dhe pikët për secilën veshje të qepur nga konkurentët.
U zgjodh një veshje e cila mblodhi më shumë pikë dhe për të dytën herë ishte ajo e Alberta Sejdiut.


Gjithashtu pati dhe një të eliminuar, Holta Dusha. Një javë tjetër me një sfidë të vecantë pritet sot në orën 18:30 në Living HD. Mos e humbisni!