Njihuni me serialin më të ri në Tring: Fundjava do iu mbajë të mbërthyer pas ekranit!

Programe

“Ylli i mëngjesit” është seriali më i ri i cili do të nisë sonte në Tring.  Një dashuri e pamundur, e zjarrtë dhe plot peripeci që e pasojnë. Çdo të shtunë dhe të dielë, në orën 20:00 në ekranin e 3Plus, iu pret seriali që do iu rrëmbejë vëmendjen dhe zemrën.Fikret Karakaja, një burrë në moshë, ndër më të pasurit dhe më të fuqishmit e Kapadokjas, dëshiron të martohet me një vajzë të re dhe të bukur, Zyhrenë. Zyhrenë e sjellin nga Nideja në rezidencën e tij, për dasmën. Në këtë kohë, rruga e saj ndërthuret me atë të Seitit, një mjeshtër guri, që njihet për trimërinë e tij. Edhe pse ata duhet të rrinë larg njëri-tjetrit, si zjarri dhe uji, mes Seitit dhe Zyhresë nis një dashuri pasionante dhe e magjishme. Por dashuria e tyre djeg, shkatërron e shkrumbon çdo gjë që prek. Çdo të shtunë & të diel, ora 20:00 në 3Plus!

Selin Şekerci
Selin Şekerci ka lindur në Izmir më 1 qershor 1989. Ajo mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në Izmir. Selin mori pjesë në dramat e Teatrit të Shtetit të Izmirit. Luajti role në teatro private dhe shfaqje të fëmijëve në Izmir. Ajo u diplomua në Departamentin e Kinemasë, në Universitetin e Stambollit. Pas ardhjes në Stamboll, ajo mori pjesë në shumë reklama. Ajo u bë mjaft e njohur, pas rolit si Özgür në “Melekler Korusun”. Ndër serialet e tjera ku Selin ka interpretuar përmendim Acı Aşk, Ay Büyürken Uyuyamam, Canım Abi etj.

Şükrü Özyıldız
Şükrü Özyıldız ka lindur më 18 shkurt 1988. Mamaja e tij është me prejardhje greke, ndërsa babai i tij është turk nga rajoni i Detit të Zi të Turqisë. Pasi fitoi studimet në Departamentin e Mekanikës së Anijeve në Universitetin Teknik të Stambollit dhe studioi në Stamboll për një vit, ai i transferoi studimet e tij në Portugali. Pas pjesëmarrjes në një seminar për aktrimin, ai kuptoi se i pëlqente të aktronte shumë dhe vendosi të studionte aktrim në Qendrën e Artit Müjdat Gezen. Ai pati një përformacë të suksesshme me rolin e Erenit, në “Gënjeshtra të vogla të ëmbla”. Ndër seriale të tjera të interpretuar prej tij, përmendim “Dielli I dimrit”, një serial I transmetuar në Tring.

Menderes Samancılar
Menderes Samancılar ka lindur në Adana më 1954. Pasi fitoi vendin e parë në një konkurs në vitin 1974, ai debutoi në filmin “İnce Memed Vuruldu”, i cili u drejtua nga Yılmaz Duru. Që atëherë Samancılar ka debutuar në mbi 126 filma dhe seri televizive. Në vitin 1998 ai luajti në filmin francez “Hasards ou coincidences”. Në vitin 2005 luajti shfaqjen “Slvi Boylum Al Yazmalım” me Kerem Alışık dhe İpek Tuzcuoğlu në Qendrën e Kulturës “Sadri Alışık”. Samancılar ka marrë shumë çmime duke përfshirë aktorin më të mirë mbështetës për rolin e tij në filmin “Sis” në Festivalin e Filmit të Artë (1989) dhe aktori më i Mirë në 53 Festivali (2016). Përveç të qenit një aktor, Samancılar është poet. Ai botoi librin poetik Sonbaharın Sarısını Vurdular Gece në 2003.